Kështu shkruhej në gazeta për hapjen e universitetit të parë në Kosovë

“Universiteti në Prishtinë do të japë dritë, shkencë e kulturë”.

Me këtë kryetitull u botua gazeta Rilindja më 16 shkurt të viti 1970.

Lajm kryesor ishte themelimi i Universitetit të Prishtinës një ditë më parë në mbledhjen solemne të Kuvendit Krahinor të Kosovës.

Në ballinë të gazetës ishte edhe fotografia e rektorit të parë të këtij institucioni Dervish Rozhaja. Në raportin për këtë ngjarje citohen edhe fjalët e tij pasi mori rolin e drejtuesit të universitetit.

“Shoqe dhe shokë, një nga karakteristikat themelore të botës së sotme është ritmi i shpejtë i zhvillimit. Për këtë nevojiten kuadro të shkolluara dhe të afta”, pati thënë ish-rektori Rozhaja.

Nga pjesëtar të Universitetit të Prishtinës në atë kohë thuhet se kishte një entuziazëm të theksuar nga stafi i UP’së, studentët e rinj, madje edhe rapsodët.

E Tito atë kohë kishte thënë se është një hap i madh drejt barazisë së plotë të kombeve dhe kombësive.