Lëndohet Mërgim Mavraj
Reprezentuesi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit të pësuar në fundjavë, transmeton zeri.info
Mavraj u dëmtua në ndeshjen e Greuther Furthit ndaj Hannoverit.
33-vjeçari u lëndua në kofshë dhe u detyrua të largohet më herët nga fusha.
Mavraj është njëri prej futbollistëve kryesorë të Greuther Furthit teksa është aktivizuar thuajse në të gjitha takimet këtë sezon./Zëri