Kush janë tre shqiptarët, të afërt me aviokompaninë që tentoi të ulej pa leje në Aeroportin e Prishtinës

Një kompani ajrore pirate tentoi të sfidojë shtetin e Kosovës. Gjatë kësaj të marte, një aeroplan, pa leje përkatëse ka tentuar të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Mirëpo, kjo gjë, pa leje përkatëse nga Ministria e Infrastrukturës, nuk u lejua, shkruan Gazeta Express

Kompania ajrore Greke “Air Mediterranee” me pronar nga shteti i Libanit dhe Libisë ka tentuar gjatë ditës së martë (11.02.2020) të aterojë në Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës, pa leje paraprake nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas Gazetës Express, aeroplani i kësaj kompanie ajrore është parë të bëjë rrotullime mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për disa orë, por duke mos anashkaluar edhe hapësiren ajrore të Kosovës

Këto tentime nga kjo kompani kanë rrezikuar në masë të madhe sigurinë ajrore të Republikës së Kosovës, si dhe udhëtaret që kanë qenë në bordin e këtij aeroplani.

Megjithatë aterimi i kësaj kompanie nuk është lejuar.

Më herët Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kishte lejuar një aeroplan të ateronte pa leje vetëm sepse personi që e solli aeroplanin ishte një Turk S.Y e i cili jetonte në shtetin Gjerman.

Kush qëndron mbrapa kompanisë ajrore “Air Mediterranee”

Në wëbfaqen e kësaj kompanie nuk mund të gjeni informata të mjaftueshme rreth pronarve por redaksia mëson nga burimet e saj se investitorët janë Libanez dhe Libian. Por në bashkëpunim janë edhe tre persona, dy nga ta me origjinë nga Kosova kurse njëri nga Maqedonia, transmeton Gazeta Express

Gafur Aliu, Kujtim Beqiri, Gazmend Vatovci

Agjencionet Turistike/Tour operatorët  që janë perfshirë në mashtrime janë:

Reisebüro Prishtina – https://www.flyrbp.com/
Pronar Gafur Aliu Prishtinë

Air Munich – https://www.airmunich.eu/
Pronar Gazmend Vatovci Prishtinë dhe Minhen Gjermani

My Sky  –  https://www.flymysky.net/
Pronar Kujtim Beqiri Dortmund Gjermani

ULPIANA AVIATION SH.P.K. 11/04/2017
Pronar Yllzon Aliji I biri I Gafur Aliut e cila për momentin posedon kontratën me kompaninë Orange 2 fly.

Ndërsa kompania MYWINGS AVIATION SH.P.K e krijuar me  20/11/2019 Pronar Gafur Aliu dhe Gazmend Vatovci, ka lidhur kontratën me firmën e re “Air Mediterranee”.

 “Belle Air” mashtroi 26 mijë pasagjerë

Mashtrimet më të mëdha me bileta aeroplani i ka bërë aviokompania “Belle Air”. Vetëm në vendin tonë më shumë se 26 mijë qytetarë janë viktimë e kësaj kompanie dhe deri me sot udhetarët nuk kanë marë kurfar kompenzimi, shkruan Gazeta Express

Në mashtrim ishin të përfshirë edhe tour-operatorë si “Select Fly”, “Air Munich”, “Reisebüro Prishtina”. I gjithë ky organizim ishte bërë me ndihmën e “Select FLY”, menaxher i së cilës ishte Florim Rudaj, pastaj “Air Münich”, me pronar Gazmend Vatovci, dhe “Reisebüro Prishtina” mbrapa së cilës qëndron Gafur Aliu si dhe “ My SKY “ pronar Kujtim Beqiri.

“Belle Air” në fund të nëntorit të vitit 2013 kishte shpallur falimentimi. Me falimentimin e Belle Air po të njejtit persona vazhduan me operime më kompanit tjera duke mos I kompenzuar udhetarët e mbetur në rrugë.

“Airbuchurest” la në aeroport 4600 pasagjerë

Po atë vit 2013, rreth 2800 udhëtarë kishin mbetur pa udhëtuar në destinacionet e tyre, pasi aviokompanitë “Airbuchurest”, “Adria Airways” dhe “Air Dolomiti” nuk kishin realizuar fluturimet për të cilat kishin shitur bileta. Në ndihmë për të mashtruar këtyre aviokompanive u kishin ardhur “Airwings” me pronarë Kujtim Beqiri dhe “Reisebüro Prishtina”.  Biletat nga këto aviokompani ishin shitur nga Dyseldorfi, Shtutgardi, Baseli. Kthimi i pasagjerëve nuk ishte realizuar pasi aviokompania “Airwings” kishte mbyllur zyrat për shkak të presionit të pasagjerëve. “Airbuchurest”, një kompani nga Rumania me pronar të nacionalitetit turk, së bashku me kompaninë “Levingstone” nga Italia dhe “Adria Airways”  nga Sllovenia kishin operuar për kohën shtator dhe gusht 2012, duke realizuar fluturime nga Dyseldorfi, Stutgarti, Baseli.Një vit më herët në rrugë kishin mbetur po ashtu rreth 1800 udhëtarë, kësaj radhe nga aviokompania “Airbuchurest” dhe “Mistral”.

Pjesë e këtyre mashtrimeve ishin edhe tour-operatorët “Airwings”dhe “Reisebüro Prishtina”.Gjatë vitit 2011 ishin organizuar fluturimet gjatë muajit gusht dhe shtator, ku destinacioni ishte nga Dyseldorfi, Stutgarti, Baseli drejt Prishtinës.

“Mistral” la në rrugë 2000 udhëtarë

Aviokompania “Mistral” i kishte lënë në rrugë     rreth 2000 udhëtarë në vitin 2010. Në ndihmë i kishin ardhur tour-operatorët “Airwings” dhe “Reisebüro Prishtina”. Po këtë vit me “Airwings” me pronar Kujtim Beqirin dhe “Reisebüro Prishtina” me pronar Gafur Aliu kishin operuar me kompaninë “Mistral”.

 Rasti “Vallahia Air

Sipas Express, në vitin 2013 mashtrime me bileta kishte bërë edhe “Vallahia Air”, duke lënë rrugëve rreth 400 pasagjerë. Organizator i kësaj kompanie ishte “Flywings”. Në këto mashtrime kontributin e tyre e kishin dhënë edhe institucionet e Kosovës, pasi që në atë kohë u licencuan aviokompani, mbrapa të cilave po qëndrojnë persona mashtrues. Burime të besueshme të gazetës bëjnë të ditur se Fahri Zeneli, Kujtim Beqiri dhe Ajan Xhaferofski janë personat të cilët kanë qëndruar mbrapa këtij mashtrimi, transmeton Gazeta Express

“Livingston” mashtroi 1700 pasagjerë

Për këta mashtrues ishin në dijeni edhe institucionet e Kosovës pasi që vite më parë mashtruan udhëtarët përmes aviokompanisë italiane “Livingston”, duke përfituar rreth 1 milion euro. Edhe viti 2012 nuk kishte kaluar pa mashtrime, pasi në skenë kishin dalë kompanitë si “Airbuchurest”, “Levingstone”, “Adria Airways”, të cilat kishin lënë në rrugë rreth 1700 pasagjerë.

Në ndihmë këtyre aviokompanive për mashtrim u kishin dalë këta tour-operatorët: “Airwings”, “Uskana”, “Reisebüro Prishtina”./GazetaExpress/