Ndërron jetë një figurë e rëndësishme e sportit kosovar

Sot ka ndërruar jetë njëri prej pionierëve të karatesë kosovare, Ismet Mjaku, raporton Zëri.info.

Shoqata e Gazetarëve të Sportit të Kosovës, ka dërguar telegram ngushëllimi.

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI I SHGSK-së

Qyteti i Ferizajt, Kosova dhe komuniteti i karatesë në Kosovë, humbi një prej pionierëve të këtij sporti, trajnerin Ismet Mjaku.

I njohur më parë si karateist, e pastaj edhe si trajner e punëtor i dalluar në karatenë e qytetit të Ferizajt, Mjaku ishte i dashur dhe pedagog i dalluar.

Një jetë kushtuar sportit të karatesë, në të cilin u përkushtua deri në frymën e fundit.

Mjaku në kohërat me te vështira te paraluftës, ishte edhe anëtar i bordit te FKK-së dhe gjyqtar, ku shërbeu në familjen e karatesë kosovare se bashku me shumë kolegë tjerë.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK), shpreh ngushëllime për familjen Mjaku, miqtë e dashamirët e shumtë të të ndjerit, si dhe me theks të veçantë tërë komunitetit të karatesë në Kosovë dhe Federatës së Karatesë.

Me respekt,

SHGSK”.