Bukuroshja britanike provokon me veshje sportive transparente
Ajo asnjëherë nuk e ka problem që të ekspozojë format e saj bombastike.
Është fjala për Lauren Goodger, e cila së fundmi ka treguar më shumë seç duhet me veshjen e saj.
33-vjeçarja është fotografuar të martën në Kent me një veshje transparente.
Pantallonat e saj sportive ishin aq të holla sa i tregonin tangat e zeza.
Ndërkohë lart mbante veshur një bluzë dhe një xhup po të zi, lëkure.
Ylli televiziv britanik nuk i ka lënë vend imagjinatës së kalimtarëve, të cilët nuk i kanë kursyer vështrimet te të pasmet e Lauren.