U përpoq t’i bënte një shaka, Gatusso gati sa nuk e godet kamarierin
Gennaro Gatusso njihet si një person agresiv, të cilin nuk e mbajnë aspak nervat dhe këtë e ka treguar shpesh gjatë kohës kur ishte futbollit, kur ka pasur zënka me persona të shumta.
Tashmë në rolin e trajnerit, italiani duket më i “zbutur”.
Së fundmi një kamarier ka menduar t’i bëjë një shaka trajnerit të Napolit, por për pak e pëson keq.
Kamarieri afrohet pranë Gatussos dhe bën sikur i bie filxhani me kafe, në formën e një shakaje. Këtë episod Gatusso e ka marrë me të qeshur, teksa për pak tenton të godasë kamarierin, por më pas nisë të qeshë.