Lajm katastrofal për Barcelonën, ylli i skuadrës do të mungojë 6 muaj
Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele do të qëndrojë rreth gjashtë muaj jashtë fushave të blerta, transmeton zeri.info
Klubi katalunas ka njoftuar se francezi është operuar në gju në Turku të Finlandës pas këputjes së tendonit në kofshën e tij të djathtë.
Ai do të mungojë plot gjashtë muaj, ka konfirmuar klubi spanjoll.
Sulmuesi ka pasur probleme të shumta me lëndime që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017./Zëri