E dhimbshme: Po bëhej gati për shkollë, vdes nxënësja nga Gjilani
Ka ndërruar jetë Vanesa Veseli nga Komuna e Gjilanit.
Derisa po bëhej gati për të shkuar në shkollë, Vanesa Veseli ka ndërruar jetë.
Ajo ishte nxënëse e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.
Varrimi i saj bëhet nesër, në varrezat e fshatit.
Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli.
Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Veseli,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli.
Ky lajm më ka tronditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar.
Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë.
Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin.
Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.