Policia e konfirmon rastin e rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge’ nga dadoja
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë nga datoja.
Zëdhënësja Flora Ahmeti ka deklaruar se rasti është paraqitur në stacionin jugor për keqtrajtim të fëmijës, shkruan Gazeta Shneta.
“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu ne Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
Një nënë sot ka publikuar një video në Facebook ku shihet dadoja duke e goditur me shuplakë fëmijën, i cili nuk dëshironte të ulej në karrocë.
“Pershendetje te gjitheve! Doja t’ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve ‘Kembrixh’, nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë. Ju lutem ndajeni këtë video, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh atje”, ka shkruar nëna në Facebook.
Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga kopshti por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/
Video e rrahjes së fëmijës në kopshtPamje kur dadoja e godet fëmijën me shuplakë pasi nuk dëshironte të ulej në karrocë. Rasti ka ndodhur në kopshtin 'Cambridge Kids' në Prishtinë.
Posted by Gazeta Shneta on Tuesday, February 11, 2020