Arrestohet në Pejë i kërkuari nga Gjykata për rrezikim të trafikut publik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë të martës ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Policia përmes një komunikatë ka njoftuar se kanë arritur ta arrestojnë H.M, i lindur në vitin 1951, i cili është i dënuar me një vit burg.
I arrestuari pastaj është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Policia në Pejë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë muajit të parë të këtij viti, e deri dje (më 10 shkurt), ka arrestuar 20 persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.
“Gjatë periudhës kohore nga data 01.02.2020 deri me datën 10.02.2020, janë arrestuar njëzet (20) persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, nga këta dymbëdhjetë (12) persona të dënuar me dënime efektive me burg dhe atë nga dënimi me gjobë e deri në katër (4) vite burgim”, thuhet në komunikatën e Policisë.