Rritja stratosferike e vlerës së kartonit, Marash Kumbulla vlen 400 herë më shumë se para pak muajsh
E besoni apo jo, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, vlen 400 herë më shumë se para pak muajsh.
Vlera kartonit të talentit ka pësuar një rritje stratosferike, pas formës të shkëlqyer që mbrojtësi po kalon në Serinë A.
Vetëm gjysëm sezoni i ka mjaftuar 20-vjeçarit që të shpalosë talentin e tij, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha Europiane.
Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, vlera e Kumbullës nga 75 mijë euro ka shkuar në 30 milionë euro, transmeton "Panorama Sport".
Nuk është çudi, që me këto rritme, në fund të sezonit, kjo vlerë të jetë dyfishuar, duke e shndërruar Marashin në një nga mbrojtësit më të shfrenjtë të momentit në Serinë A.