OAK kërkon krijimin e Gjykatës Ekonomike
Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi uroi Ministren Hoxha për pozitën dhe shprehu bindjen që së bashku mund të ndikojmë në përmirësim të klimës së të bërit bisnes në vend.
Krasniqi theksoi që një nga problemet kryesore me të cilat bizneset po përballen është mungesa e Gjyktës Ekonomike, e cila po ndikon që lëndët të zvarriten dhe po pengon ardhjen e investitorëve të huaj, prandaj OAK konsideron që aktivizimi i saj është i domosdoshëm.
Haxhiu falënderoi odën për vizitën dhe shtoi që themelimi i Gjykatës Ekonomike është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo do të trajtohet me prioritet.