Pamje të para të Porsche-s së sapo-lansuar, kjo është e veçanta e tij
Firma prodhuese e makinave, Porsche, është gati të zgjerojë serinë 992 me gjenerata të reja.
Në eventin e makinave në Gjenevë, përkatësisht në ‘Geneva Motor Show’, firma gjermane e makinave pritet të lansojë modelin 911 Turbo, sipas CarBuzz, transmeton lajmi.net.
GTS 992 i gjeneratës së re mund të arrijë deri në 475 kuaj-fuqi. Energjia përcjellët nëpërmjet një ndërruesi shpejtësish manual me gjashtë mundësi, apo sistemit automatik me tetë shpejtësi.
Në pjesën e pasme, Targa 4 GTS është pajisur me një parakolp sportiv dhe sistemin e shkarkimit sportiv, derisa dritat e pasme janë të kthjellta, në vend të së kuqes.
Makina pritet të kushtojë rreth 100 mijë euro.