Vizat, Reka në takim me Apostolovën thekson rëndësinë e finalizimit të procesit
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka është takuar me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ia uroi detyrën e re , duke shprehur gatishmërinë e zyrës që drejton për të mbështetur integrimit Evropian të Kosovës.
Me këtë rast, Reka theksoi prioritet e Qeverisë Kurti ku, theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane.
Në aspektin afatshkurtër, ministri i Integrimit Evropian potencoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar.
Poashtu, ai ritheksoi zotimet e Qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit si komponentët kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.
Reka dhe Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendi.
Apostolova nga ana tjetër theksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri.
Ajo shtoi se duhet të jetë në qendër të qeverisë, duke udhëhequr ministritë e linjës për të çuar përpara reformat evropiane të Kosovës.