Bayer Leverkuseni tallet keq me tifozin e Manchester Unitedit në rrjetet sociale
Faqja zyrtare e Bayer Leverkusenit në rrjetin social “Twitter” është tallur keq me një tifoz të Manchester Unitedit, transmeton zeri.info
Tifozi i “djajve të kuq” bëri shaka për pozitën e pestë në Bundesligë.
Por, administratori i faqes së klubit gjerman ia ktheu mjaft keq tifozit.
“Ekipi juaj është plot 38 pikë larg nga kreu i tabelës dhe ju vini dhe thoni këtë?”, shkruan faqja e klubit gjerman në “Twitter”.
Tifozët e tjerë shfaqën menjëherë reagimet e tyre dhe lavdëruan Leverkusenin për këtë tallje.
Kjo është hera e parë që faqja e Leverkuesit tallet me një klub anglez dhe tifozët e tij.
Liverpooli momentalisht kryeson tabelën në Premierligë me plot 73 pikë të grumbulluara, derisa Manchester Unitedi gjendet në vendin e tetë me 35 pikë./Zëri