Osmani takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara të udhëhequr nga Ulrika Richardson, Koordinatore Zhvillimore e OKB-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për projekte zhvillimore të cilat përkrahen nga këto agjenci ku Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me këto agjenci.

Temë qendrore e diskutimeve ishte investimi në fushat që janë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, specifikisht në krijimin e parakushteve për barazi në punësim, sigurim të shëndetit të grave shtatzëna dhe të nënave, pastaj të drejtat e punëtorëve, mbrojtje të mjedisit e të tjera.

Osmani theksoi edhe nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe politika të punësimit.

Palët u pajtuan që ta intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që të rritet cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet përkrahjes nga këto agjenci.ë