AAK fillon mbledhjen e nënshkrimeve për seancë plenare lidhur me taksën
Gazmend Abrashi nga AAK-ja pas kësaj mbledhje tha se kjo parti kërkon që taksa të mbetet në fuqi dhe po ashtu edhe vendimi për Autostradën e Dukagjinit. “Aleanca e për Ardhmërinë e Kosovë konsideron se heqja e taksës dhe heqjen e vendimit për Autostradën e Dukagjinit është vendim i gabuar.
Aleanca do të përdor argumente të sakta dhe bindëse se pse taksa duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi si dhe projekti për ndërtimin e autostradës gjithashtu”, ka thënë Abrashi Abrashi bëri të ditur që do të thërrasin seancë parlamentare për taksën e njoftoi se tashmë kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve. Kurti së fundmi u shpreh se njëri ndër prioritetet gjatë qeverisjes së tij do të jetë heqja e taksës dhe zëvendësimi i tij me reciprocitet.
Reagime për këtë deklaratë të Kurtit ka pasur edhe dje nga AAK-ja. Sot gjatë ditës heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Ambasadori amerikan në Berlin njëherësh i dërguar special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Grenell përmes Twitterit ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të vihen në funksion. “Taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter.