Avioni grek nuk lejohet të ateroj në Aeroportin e Prishtinës

Një aeroplan që operon nën kompaninë greke “Orange2Fly” nuk po lejohet të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.  Zëdhënsja e ANP’së, Valentina Gara, sqaron se avioni nuk ka leje dhe Departamenti i Aviacionit Civil nuk e ka autorizuar lejimin e aeroplanit, që të aterojë në Prishtinë.

“Po, Kompania ajrore Orange2Fly dëshiron të operojë me aeroplan të Air Meditterranean por që një gjë të tillë ende nuk e ka autorizuar Departamenti i Aviacionit Civil ne Ministrinë e Infrastrukturës. Sapo t’i japin leje për aterim ne jemi te gatshëm të shërbejmë”, thuhet në sqarim.

Nuk dihet arsyeja pse nuk është autorizuar lejimi i këtij avioni, ndërsa në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës kanë qenë të paqasshëm.