Beqa për drejtorin që e denoncoi për kërcënim: S’e njoh Liridonin, ia njoh veç babën
Dje u raportua për denoncimin e Zogianit në Polici se ka pranuar një kërcënim nga Beqa, por anëtari i PDK-së është shprehur i painformauar për këtë çështje.
“Jo s’kam informata, as s’kam kurrgjë me të, hiç absolut. Liridon Zogianin nuk e njoh, e njoh babain e tij, as s’e njoh Liridonin. S’kam asnjë informatë për këtë çështje”, ka thënë Beqa për Gazetën Sinjali.
Zyrtari i PDK-së thotë se nuk është kontaktuar nga Policia për këtë çështje, ndërsa shton se “me pasë diçka unë, m’kish thirrë dikush”.
“S’kam as diçka me atë djalin, atë Liridonin. Nuk po e di as për çka po flasim. Me pasë diçka unë m’kish thirrë dikush”, ka thënë Beqa.
Drejtori i bordit të “Ibër-Lepencit”, Liridon Zogiani, dje e ka paraqitur në Polici edhe mesazhin e marrë në telefon nga Beqa, ku i thuhet: “Në qoftëse merresh me mua dhe familjen time, do të kesh punë personalisht me mua”.
Për rastin, bëhet e ditur se janë njoftuar njësitet relevante, derisa Policia thuhet se është duke e u marrrë me rastin