Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Meta thotë se shpreson që qeveria Kurti të jetë shembull në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës së re si udhëheqës i ekzekutivit.

“Është kënaqësi e veçantë. Ju uroj suksese. Mbetem me shumë shpresë që Qeveria Kurti do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që të jetë shembull për rajonin” ,tha Meta.

Kurti tha se duan ta shtojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Ka aq shumë fusha ku edhe mund të realizojmë marrëveshjet e nënshkruara por edhe pse jo të ketë edhe të reja”, tha Kurti.

Kurti ka takuar ndërkaq edhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.