Kurti e konfirmon: Me Ramën u pajtuam ta krijojmë një komision

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Në konferencë për media, Kurti u shpreh se dëshiron që në dekadën e shekullit 21 të ketë një fillim i fuqishëm i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zbatohen dhe do të ketë marrëveshje të reja, deklaroi Kurti.

 “Jam shumë i gëzuar që jam në Tiranë. Edhe 1 orë bëhet 1 javë që jam në detyrë. Vendi i parë që vizitova ishte Prekazi, qyteti i parë, Mitrovica ndërsa shteti i parë patjetër që duhej të ishte Shqipëria”.

“Dua që në dekadën e shekullit 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çfarë nuk ka pasur kurrë mes dy vendeve tona. Do ta formojmë një komision ndër shtetërorë. 77 marrëveshje të zbatohen por edhe të shtohen me marrëveshje të reja”, është shprehur ai