Vrasja e Ivanoviqit, 6 të akuzuarit para gjykatës
Dy vjet nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, po mbahet seanca gjyqësore për gjashtë të akuzuarit.
Gjashtë të akuzuarit për lidhje në vrasjen e Ivanoviqit, Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara kanë dalë sot para gjykatës.
Fillimisht janë bërë konstatimet për të dhënat e gjithë të akuzuarve, për t’ju dhënë fjala që gjatë shqyrtimit fillestar të lexohet aktakuza nga Prokurori Special Blerim Isufaj.
Seanca e parë shoqëruese ishte e planifikuar të mbahet më 30 dhjetor, por për shkak se aktakuza nuk ishte e përkthyer në serbisht, është shtyer për sot.
Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, pranë selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës.