Kura me lëng hithre për gjëndrën tiroide

Problemet me gjëndrën tiroide janë shumë të shpeshta tek njerëzit. Këto çrregullime ndahen në hipertiroidizmin dhe hipotiroidizmin.

Në rastin e hipotiroidizmin, kjo gjëndër nuk prodhon mjaftueshëm hormone, ndërsa në rastin tjetër kjo gjëndër prodhon më shumë hormone se sa është e nevojshme.

Disa nga simptomat kryesore të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, tharja e lëkurës, cikli i çrregullt menstrual, rrahje të ngadalta të zemrës dhe përgjumje.

Një kurë natyrale për ketë problem është çaji me hithra të thatë dhe të freskët. Mënyra e përgatitjes së këtij çaji është shumë e thjeshtë. Ju nevojiten dy lugë gjelle të hithrës në një filxhan me ujë të nxehtë dhe pak mjaltë.

Vetitë kuruese të hithrave dihen që nga kohët e lashta. Hithrat janë përdorur si bimë kuruese, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave A, kalciumit, hekurit, magnezit dhe jodit.

Disa ushqime të tjera, të cilat duhet t’i konsumoni nëse keni probleme me gjëndrën tiroide janë: vezët, mishi, peshku, bananet, portokalli, orizi, qumështi, djathi dhe kosi. Ndërsa duhet t’i shmangni disa ushqime si: produktet e sojës, bukën e bardhë, makaronat, kafeinën dhe alkoolin.