Haradinaj për Gjykatën Speciale: Ata që u intervistuan nga 3 ditë diçka kanë thënë

Daut Haradinaj mendon se Gjykata Speciale do të dështojë. Këtë e thotë duke krahasuar vetëm rastin e vëllait të tij, Ramush Haradinaj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

“E di që për rastin e Ramush Haradinajt kanë qenë 3 mijë dëshmitarë”, tha Haradinaj në Pressing.

Sipas tij deri më tani kjo Gjykatë nuk e ka bërë as “1/10 e rastit të Ramush Haradinajt në Hagë”.

Deputeti i AAK’së nuk di që UÇK ka kryer krime. Por sipas tij, të gjithë ata që janë ftuar në Hagë dhe janë intervistuar nga tre ditë “diçka kanë thënë”.

“Diçka ka tek që është krijuar por unë nuk di detaje. Ata që janë intervistuar nga 3 ditë ata diçka kanë thënë”, shtoi ai duke marrë shembullin e Rexhep Selimit, deputet i VV’së.