FSHF me premia, pas kualifikimit të Kombëtares së futsallit në Evropian
Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv, drejtuar nga presidenti Armand Duka.
Ndër të tjera, më i rëndësishëm ka qenë diskutimi për suksesin e ekipit kombëtar të futsallit, ku është akorduar një premio prej 15 mijë eurosh.
Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron:“Sot, më datën 10 Shkurt është mbajtur në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF dhe rendi i ditës, që do të mbahen më datën 9 Prill në Tiranë.
Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi që të ndajë një premio prej 15 mijë Euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas suksesit të tyre në kalimin e turit në Elite Round.Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.
Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të Air Albania Stadium, si dhe me ecurine e punimeve tek Shtëpia e Futbollit”.