Infermieret e pakualifikuara ruse ia thyejnë këmbët të porsalindurit gjatë lindjes
Mjekët rusë i kanë kritikuar prindërit e shkolluar, të cilët shpesh po angazhojnë infermiere të pakualifikuara për të ndihmuar gjatë procesit të lindjes në shtëpi pasi një foshnjeje iu thyen të dyja këmbët gjatë lindjes.
Në disa pamje shqetësuese shihet se si këmbët e foshnjës së porsalindur kanë marrë ngjyrë të kaltër të errët pasi dy gra amatore nuk reaguan në mënyrën e duhur gjatë lindjes.
Ato ishin munduar që lindjen ta nxjerrin foshnjën nga barku i nënës duke ia tërhequr këmbët me forcë të porsalindurit dhe kishin refuzuar që t’i lajmëronin mjekët, sepse frikësoheshin se do të mbajnë përgjegjësi për veprimtarinë e tyre.
Megjithatë, kur panë se gjendja e gruas shtatzënë po rëndohej, ato vendosën ta dërgojnë në spital. Për fat të mirë, stafi i spitalit arriti t’i shpëtonte nënën dhe foshnjën.
“Foshnja është lindur me thyerje dhe lëndime të tjera serioze për shkak se nëna kishte vendosur të paguante asistente private për ta kryer lindjen në shtëpi në vend se të shkonte në spital”, tha zëdhënësja Oksana Kozlova.
Ajo shtoi se këta prindër po mashtrohen nga tregimet e bukura në rrjetet sociale për yjet e biznesit, që vendosin t’i kryejnë lindjet në shtëpi.