KEDS-i do të vazhdojë me investime

“Harmonizimi i Planit Zhvillimor të Komunës së Obiliqit dhe Planit Zhvillimor të KEDS“

Drejtori për Investime në KEDS, Hasan Oz priti në takim Drejtorin e Urbanizmit, Kadastrës dhe Pronës nga Komuna e Obiliqit, z. Arben Berisha, i cili i shoqëruar nga zyrtarë komunal dhe arkitekt nga kompania konsulente për përpilimin e planit zhvillimor prezantuan planin zhvillimor të Komunës së Obiliqit. Në kuadër të prezantimit, theks i veçantë iu kushtua perspektivës së investimeve dhe ndarjes së zonave në kategori.

Drejtori për Investime nga KEDS, Oz tha se: “KEDS është i hapur për bashkëpunim me nivele komunale për të mundësuar investime zhvillimore ndërkaq mirëpret iniciativën e Komunës së Obiliqit për të harmonizuar planet zhvillimore të tyre me ato të KEDS, të cilat padyshim se do të përmirësojnë furnizimin me energji kualitative për të gjithë konsumatorët. ”Ne si KEDS qëndrojmë në dispozicionin tuaj për të shtyer tutje planet zhvillimore të përbashkëta të cilat do të përmirësonin furnizimin me energji kualitative elektrike për Obiliqin”, tha tutje Hasan Oz.

Drejtori i Urbanizmit, Kadastrës dhe Pronës nga Komuna e Obiliqit, Arben Berisha përgjatë takimit potencoi se: “Komuna e Obiliqit gjithashtu është e gatshme për bashkëpunim drejt projekteve investive”, ndërsa theksoi se investimi në nënstacionin e Mazgitit është prioritet dhe i rëndësisë së vecantë për Komunën e Obiliqit. “Gjithashtu, rrjeti elektrik me infrastrukturë nëntokësore është një nga qëllimet tona afat-gjate, investim ky që do të mundësonte zhvillimin e Komunës së Obiliqit pasin që tashmë qyteti ka filluar të ndërtohet”, shtoi Berisha.