Barcelona njofton se e dëshiron edhe një sulmues

Barcelona janë vënë pas një sulmuesi pas humbjes së sezonit për Luis Suarezin.

Këtë e ka deklaruar drejtori sportiv i klubit, Guillermo Amor, i cili ka thënë se klubi spanjoll është duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me një sulmues gjatë kësaj kohe.

“Nuk mund të japim emra. Duhet të shohim situatën e Dembeles. Nëse është një mundësi e mirë për të nënshkruar me ndokënd, ne do ta bëjmë”, përfundoi Amor.

Edhe pse afati kalimtar i janarit është mbyllur, marrëveshjet për huazime ende mund të kompletohen, kësisoj Barcelona ka ende mundësi ta plotësojë boshllëkun që ka lënë Suarez në vijën e sulmit.

Sipas asaj që raporton Goal.com, 24 herë kampionët e La ligës po synojnë afrimin e yllit të Valencias, Rodrigo, në formë huazimi për një periudhë gjashtëmujore.