Klubi anglez e do Vedat Muriqin, kjo është kërkesa e Fenerbahces

Aston Villa është duke kryesuar garën për sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi, shkruan “onefootball.com”, transmeton zeri.info

Por, klubi anglez duhet të paguajë 35 milionë për ta marrë reperzentuesin kosovar nga gjiganti turk.

Muriqi është duke shijuar një edicion fantastik në Superligën turke, derisa ka realizuar 12 gola në 20 ndeshje në kampionat me klubin nga Stambolli.

Një numër i klubeve evropiane janë vënë pas 25-vjeçarit, duke përfshirë Lazion, Monacon dhe Leciester Cityn.

Por, raportohet se Aston Villa është favoriti kryesor për të nënshkruar me kosovarin.

Fenerbahce kërkon 35 milionë euro për lojtarin, para të cilat Aston Villa është gati t;i paguajë nëse siguron mbijetesën në Premierligë./Zëri