YouTube mbush 15 vjet, cila video kryeson mes atyre që kanë bërë historinë
YouTube mbush 15 vjeç dhe në këto 15 vite kanë qenë të shumta videot që kanë bërë histori. Videoja e parë është hedhur në YouTube në prill 2005, por platforma lindi në fakt më 14 shkurt të të njëjtit vit. Që nga zgjedhjet presidenciale amerikane e deri tek një vrasje live; klipet e famshme janë të shumta.
Më 23 prill 2005, Jawed Karim një nga tre themeluesit e YouTube, në atë kohë punonjës i PayPal, ngarkoi klipin e parë në atë që shumë shpejt do të bëhej platforma më e rëndësishme e ndarjes së pamjeve online.
Sajti ekzistonte që nga 14 shkurti i atij viti, momenti kur tre themeluesit kishin blerë Domeinin, pasi më herët duket se kishin hasur vështirësi në hedhjen online të videove të dy eventeve të veçanta, super boul i 2004, kur Justin Timberlake i grisi recipetat Janet Jackson, dhe tsunamin shkatërrimtar të 26 dhjetorit 2004.
Pas kësaj, YouTube u bë vendi ku shpesh shfaqeshin video të lajmeve. Sot miliarder, Justin Bieber, ia dedikon suksesin e tij global pikërisht videos të publikuar në YouTube kur ishte vetëm një fëmijë. Koveri i tij në shtëpi, With You, i Chris Brown, u bë viral në 2007, aq sa bindi Usher t’i ofronte një kontratë. Më 15 korrik 2012, Gangnam Style publikoi videon e tij në YouTube dhe ajo u bë një sukses planetar.
YouTub dëshmoi potencialin politik në 2008, kur një grup personalitetesh mbështetën Obaman. Ice Bucket Challenge, ishte ndërkohë fushata e marketingut më inovative dhe virale e kohërave.
Nisma lindi për të tërhequr vëmendje mbi sëmundjen e SLA-së dhe pjesë e saj u bënë edhe personazhe spektakli por edhe drejtues të kompanive të mëdha, nga Tim Cook e Bill Gates e deri tek Barak Obama.
Videoklipi Thriller, i Michael Jackson, ka mbushur 37 vjeç. Por ai ka bërë revolucion në fushën e muzikës.
Me YouTuben ai rilindi dhe është videoklipi më i ndarë dhe i klikuar me 650 milionë shikime. Kanë bërë të kërcejnë shumë njerëz në të gjithë botën në ritmet regaton.
Sot, ka më shumë se 6 miliardë e gjysmë shikime. Që në 2018, pasi kaloi 5 miliardët, Despacito, kënga e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, la konkurrentë si See You Again të Wiz Khalifa dhe Charlie Put me rreth 4 miliardë shikime dhe Shape Of You të Ed Sheeran me mbi 3,4 miliardë./tch/