Passat do të kalojë vetëm në elektrikë

Prodhuesi i makinave gjermane po përgatitë lansimin e modeleve të reja në tregun e makinave elektrike, dhe Passat i famshëm mund të përfundojë këtu.

Volkswagen Passat po përgatitet të “përfundojë një karrierë” në klasën e motorit me djegie të brendshme dhe do të vazhdojë të vozitet në versionin elektrik, shkruajnë mediat amerikane.

Joham de Nishen, njeriu i parë në Grupin VW në SHBA, nuk ka dhënë detaje se kur do të ndodhin këto ndryshime, por sipas tij nuk pritet që ato të ndodhin deri në fund të vitit 2020.

Shitjet e Passat-it të ri për tregun amerikan janë në rënie pothuajse rregullisht. Në vitin 2012, 117.023 automjete u shitën, dhe në vitin 2019 u shitën vetëm 14,123 automjete, shifra këto të cilat shqetësuan drejtuesit më të lartë të kompanisë.

Në këtë mënyrë, Passat do të përpiqet të “rikthehet në lojë” përmes tregut të automjeteve elektrike, gjë që nuk duhet të jetë befasuese.