Trëndafila të kuq ku shkruhet ‘Të dua’ dhe unazë në gisht, çfarë po ndodh me Çiljetën dhe portierin Hoxha?
Fillimisht lidhja e tyre u mbajt e fshehtë, por ata e bënë publike duke mos i rezistuar dot postimit të fotove në rrjetet sociale.
Së fundmi Çiljeta ka hedhur një foto në “Instagram”, ku shihet e veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe me një dekolte të hapur që e tregon shumë sensuale.
Pranë saj ndodhet një tufë me trëndafila të kuq, ku shkruhet “Të dua” dhe në gishtin e këngëtares shihet një unazë.