Maskat anti-Koronavirus tjetërsojnë fytyrat e mjekëve
Kina po përballet me një emergjencë kombëtare, si pasojë e virusit vdekjeprurës që ka goditur vendin dhe që po përhapet nëpër botë. Epiqendra e koronavirusit është Wuhani, ndërsa heronjtë e kësaj historie janë mjekët.
Ata janë ndarë nga familjet e tyre dhe po u shërbejnë 24 orë të infektuarve. Në media po qarkullojnë disa imazhe, që tregojnë se si e ka tjetërsuar fytyrën e tyre maska mbrojtëse.
Ka arritur në 637 numri i personave të vdekur, ndërsa në 31.161 numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (2019-nCoV) në Kinë./tch/