Osmani: Nexhmije Pagarusha ishte mbretëresha e muzikës shqipe
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës,. Osmani ka thënë se Pagarusha ishte mbretëresha e muzikës shqipe.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se këngët e saj do të mbeten pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe vlerë e patjetërsueshme e identitetit tonë.
“Ne e kemi rritur shtatin duke i dëgjuar e ridëgjuar perlat e “Bilbilit të Kosovës”. Ndarja nga jeta nuk na ndan nga këngët e saj e nga trashëgimia e pasur artistike që na e la”, ka shkruar Osmani.