Vajza 7-vjeçare që po kthehet në gur për shkak të gjendjes së rrallë të pashërueshme të lëkurës

7-vjeçarja Rajeshwari, e cila jeton në shtetin indian të Chhattisgarh, vuan nga një gjendje e pashërueshme e quajtur iktoza që bën që lëkurën e saj me luspa.

Gjendja i mbulon krahët, këmbët dhe pjesën më të madhe të shpinë duke e bërë të dhimbshme që ajo të ecë apo të ulet.

7-vjeçarja udhëton në një qytet aty pranë për të marrë mjekime.

Videot e bëra virale tregojnë Rajeshwari duke ecur ngadalë dhe luspat që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit të saj.

Këmbët dhe krahët e saj janë pothuajse plotësisht të mbuluar, përfshirë stomakun dhe pjesën më të madhe të shpinës.

Iktoza zakonisht nuk është e rrezikshme për jetën, por nuk ka kurë dhe pacientët vuajnë nga simptomat përgjatë gjithë jetës.

Gjithashtu mund të shkaktojë mbinxehje për shkak të aftësisë së pakët të trupit për tu djersitur.

Zakonisht gjendja trashëgohet por edhe mund të lidhet me probleme të tjera shëndetësore.