“Jam më pak stresuese dhe më e lumtur”- Njihuni me vajzën që ka hequr dorë nga depilimi prej 3 vitesh

Duff u shpreh se filloi të depilonte duart dhe këmbët kur ishte 10-vjeç pasi kushtëzohej nga shoqet e saja.

Për 6 vite ajo kishte turp që ti linte qimet e trupit të saj të rriteshin nga frika se mos e tallnin.

Por kjo ndodhi deri në vitin 2016 kur u transferua në Hawaii.

Atje motra e saj vuri re një grua me bodysuit në plazh që nuk ishte depiluar dhe qimet i dukeshin në krahë e këmbë. Që nga ajo kohë Macey vendosi të pranonte veten ashtu siç ishte.

19-vjeçarja hoqi dorë së depiluari dhe i la qimet e trupit të saj të rriteshin.

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka marrë shumë kritika mbi vendimin e saj për t’i lënë flokët trupit t’i rriten dhe madje ka pasur të huaj që i afroheshin asaj për t’i shprehur neverinë e tyre.

Macey zbuloi se ishte fuqizuar më shumë nga ndikimi që kishte tek njerëzit.

“Familja ime ishte shumë mbështetëse. Dy motrat e mia dhe nëna ime filluan të hiqnin dorë gjithashtu nga depilomi i sqetullave. Madje unë dhe motra ime i lyenim qimet e sqetullave për argëtim muajt e parë. U fuqizova nga dyert që mu hapën. Kam një jetë më të lumtur, më pak stresuese dhe frymëzuese. Është një udhëtim drejt të dashurit të vetes,”- u shpreh ajo.