Nga viti 2035, Britania ndalon të gjitha veturat me benzinë, naftë dhe ato hibride

Sipas vendimit të qeverisë britanike, nga viti 2035, qytetarët britanik do të mund të blejnë vetëm vetura të reja elektrike, derisa veturat me benzinë, naftë dhe ato hibride, do të ndalohen tërësisht nga qarkullimi, transmeton Zeri.info.

Kjo ndalesë e konfirmon datën e deklaruar më herët, atë të vitit 2040 për ndalimin e shitjes së veturave që lëvizin me karburant fosilesh. Mirëpo, kësaj ndalese nuk i kanë shpëtuar as veturat hibride, pra ato që kombinojnë motorët elektrik me ata me benzinë. Shkurtimi i datës prej 5 viteve, do të paraqes një sfidë për prodhuesit e veturave, për të prodhuar automjete të cilat do të lëvizin vetëm me energji.

Qeveria britanike e ka shkurtuar datën pasi thotë se viti 2040 është tepër vonë nëse Britania e Madhe dëshiron të arrij synimin e saj për të pasur emetim zero të karbonit deri në vitin 2050./ZERI