Vret partneren dhe i mbyt vajzën 10 vjeç, i ha mëlçinë

Vret partneren e tij dhe më tej i mbyt vajzën 10 vjeç, të cilës më tej i ha mëlçinë. 40-vjeçari Sergiy Lubenko, u arrestua në Ukrainë javën e lënë pasi, i dyshuar për vrasjen e partneres së tij dhe vajzës së saj.

Burri jo vetëm që kreu krimin e dyfishtë, por bëri edhe një akt kanibalizmi, duke e çarë trupin e saj dhe duke i ngrënë mëlçinë.

Nënë e bijë, Kateryna Obukhivska, 30 vjeçe dhe Hanna Khrystyuk, 10 vjeç, u gjetën në pyll, një muaj pas vdekjes së tyre, ngjarje e ndodhur në fund të muajit dhjetor.

Policia gjeti pjesë nga trupa e tyre të shpërndara në pyll, pasi vrasësi pas krimit tentoi që të hiqte qafe kufomat. Duket se i dyshuari dhe viktima ishin njohur në rrjetet sociale në vitin 2015. Mes tyre kishte nisur një lidhje, ku teksa ai dukej i dashur dhe i kujdesshëm fillimisht, rezultoi krejt tjetër gjë.

Ata shkuan për një për një udhëtim romantik në Kiev, por në kthim ai e qëlloi me plumb në kokë, ndërsa më tej vrau edhe vajzën.

40-vjeçari akuzohet për vrasje të dyfishtë dhe kanibalizëm dhe tashmë është në pritje të procesit gjyqësor.

Krahas lidhjes me Kateryna, ai krijoi një lidhje me fqinjen e tyre Yulia Boiko, e cila e ndihmoi për të kryer krimin, duke bërë që edhe 25-vjeçarja të vihet nën akuzë.