I vjen burri herët në shtëpi, i dashuri i gruas “hidhet” nga dritarja gjysmë i zhveshur

Një burrë është “hedhur” nga dritarja e katit të dytë të banesës së të dashurës së tij, gjysmë i zhveshur, kur kësaj të fundit i erdhi bashkëshorti herët në shtëpi.

Momenti sa qesharak dhe i sikletshëm është filmuar nga fqinjët.

Në klip i dashuri i gruas shfaqet vetëm me të brendshme e çorape duke u zvarritur në dritare, derisa më pas bie mbi një kamion të bardhë.

Ngjarja ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, dhe video u bë virale sapo u postua në Twitter.