Elvana Gjata feston ditëlindjen

Një nga këngëtaret më të mira në trojet shqiptare feston sot ditëlindjen.

Elvana Gjata me këtë datë feston ditëlindjen, ajo sot mbush plot 33 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka pranuar shumë urime nga fansat dhe miqtë e saj me rastin e ditëlindjes.

Për ndryshe, Elvana njihet për një numër të madh hitesh, kurse projekti i saj i fundit është ‘Me tana’ me të cilën kishte konkurruar në ‘Festivalin e këngës’.