Martesa e pazakontë me 80-vjeçaren, flet për herë të parë 35-vjeçari: Dashuria të bën të verbër (FOTO)
Një egjiptian, 35-vjeç u dashuarua me një britanike 80-vjeçare, dhe thotë se "nuk i intereson" fakti se ajo është më e vjetër se nëna e tij.
Pensionistja Iris Jones, nga Weston-super-Mare, Somerset, së pari i foli Sunday Mirror për dashurinë e saj të fundit me Mohamed Ahmed Irbriham, të cilët u takuan përmes Facebook.
Edhe egjiptiani që planifikon të martohet me të dashurën e tij 80-vjeçare ka thyer heshtjen për lidhjen e tyre. Ai thotë se "dashuria të bën të verbër".
Mohamed Ahmed Irbriham, pavarësisht se partnerja aktuale është 20 vjet më e vjetër se nëna e tij, 35-vjeçari është kokë e këmbë i dashuruar me të.
"Kur je burrë dhe dashurohesh me një grua, nuk ka rëndësi sa vjeç është ajo apo sesi duket," i tha ai Mail Online.
Dyshja u përfshi shumë shpejt në një çështje pasioni, pasi krijuan një miqësi në Facebook.
Dhe Iris këmbëngul se në asnjë mënyrë i dashuri i saj i ri, të jetë ndikuar nga paratë e saj.
Ish-pastruesja jeton me një pension 200- paund në javë dhe merr përfitime për aftësisë së kufizuar.
Ndërkohë, duke folur nga shtëpia e tij në Giza, Mohamed pranoi se shumica e njerëzve kanë qenë skeptikë, por kur ai më në fund u njoh me Iris, ata ranë në krahët e njëri-tjetrit.
"Nuk është pamja e saj që më intereson mua, por ajo që ka brenda saj. Ajo ka mendje dhe zemër të madhe dhe është shumë e dashur".
"Mund të duket pak e çuditshme të kesh një grua që është 20 vjet më e vjetër se nëna, por kjo është dashuria."
Duke për të mos dashur të kalojmë në shumë detaje rreth jetës së tyre seksuale, ai shtoi: "Ne nuk flasim për gjëra të tilla në Egjipt, por ishte shumë pasionante dhe ndiheshim mirë."
Gjyshja Iris pranoi se "askush nuk qëndronte afër meje për 35 vjet, u ndjeva përsëri si e virgjër.
Duke folur së pari për Mirror Sunday, Iris tha se familja e saj ishte e shqetësuar sepse pretendonin se Mohamed po shtirej si budalla.
"Nëse ai po martohet me mua për pasurinë time, ai do të zhgënjehet, sepse unë jetoj me pension", tha ajo. "Unë jam e sinqertë dhe e vërtetë."
"Ai madje ka thënë se unë jam ajo që ai dëshiron – jo shtëpia ime".
"Kam kaluar vite duke bërë njerëz të tjerë të lumtur, tani thjesht dua të martohem me njeriun që dua para se të vdes", tha e moshuara, e cila ka 40 vite e divorcuar./NOA.al