Zbulohen imazhet e Galaxy S20, duke shfaqur dizajnin e kamerave
Telefoni është planifikuar të paraqitet në Samsung Galaxy Unpacked më 11 shkurt (krahas telefonit të palosshëm, Samsung Galaxy Z Flip).
Sidoqoftë, tani kanë dalur disa imazhe të reja që po vlerësohen si legjitime, dhe ato konfirmojnë shumë nga thashethemet më emocionuese për telefonin, deri më tani.
Totallee Cases, i cili prodhon mbështjellës të hollë, minimalist për telefonat inteligjentë, ka zbuluar në faqet e tyre mbështjellësit për Samsung Galaxy S20, Galaxy S20 Plus dhe Galaxy S20 Ultra (më lart).
Konceptet dixhitale përfshijnë mbështjellësit në përdorim dhe zbulojnë sistemet e kamerave të pasme të shumëpritura të të tre telefonave.
Ne e kemi parë sistemet në konceptet e mëparshme, por është emocionuese për të parë atë të bashkangjitur me një model të disponueshëm për blerje.