ZYRTARE: Talenti i Kosovës nënshkruan me Llapin

Thesar Ismajli është prurja më e re te klubi nga Podujeva, Llapi.

Mbrojtësi i krahut të majtë vie nga juniorët e Ferizajt dhe i bashkohet futbollistëve të rinj me kontrata profesionale te Llapi, raporton Zëri.info.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin për tri vitet e ardhshme. 

Ismajli është prezantuar me fanellën e Llapit dhe nga ky edicion do jetë pjesë e skuadrës së parë, ndërsa ka të drejtë të paraqitet edhe për skuadrën U-19.

Thesar Ismajli u paraqit në edicionin e fundit për skuadrën U-19 të Ferizajt. 

Aihquhet për ndërhyrjet e tij të sakta në defanzivë dhe asistimet e daljet e shpejta përpara në ofanzivë. 

Thesari ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-19./Zëri.info