Zyrtare: Ish-ylli i Real Madridit pensionohet në moshën 31-vjeçare
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli, transmeton zeri.info
31-vjeçari ka bërë të ditur për mediet portugeze se ka vendosur që të mos luajë më futboll.
Ish-reprezentuesi portugez është pa skuadër prej 6 muajsh.
Ai e nisi karrierën te Rio Ave, kurse më pas shkëlqeu në kampionatin portugez me Benfican.
Në vitin 2011, Real Madridi e bleu për shifrën e 30 milionë eurove.
Ai ishte paraqitur në 106 ndeshje për gjigantin evropian./Zëri