Barcelona bën një ofertë të majme për Richarlisonin, kjo është përgjigja e Evertonit

Evertoni ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona për Richarlisonin, raporton “Sky Sports”, transmeton zeri.info

Barcelona prej kohësh ka shprehur interesimin për reprezentuesin brazilian, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Evertonit.

Ai ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 27 ndeshje gjatë këtij edicioni me fanellën e klubit anglez.

Richarlison është edhe reprezentues i Brazilit, derisa numëron 17 paraqitje dhe 6 gola./Zëri