Yjet e Austrisë u relaksuan me këngën e Dhurata Dorës para humbjes nga Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar ndeshjen e parë para-eliminatore për ‘UEFA Futsal Euro’.
Djelmoshat e drejtuar nga Ramadan Cimili e mposhtën Austrinë me rezultat solid, 4:2, raporton Zëri.info.
Para ndeshjes së sotme, Federata e Futsallit të Austrisë ka publikuar një video interesante në ‘Facebook’.
Yjet e Austrisë shiheshin duke kënduar këngë kosovare.
Saktësisht, ata janë parë duke e kënduar njëren prej këngëve të Dhurata Dorës./Zëri.info