Pas ndarjes nga Jameel, Rihanna kapet ‘mat’ me të dashurin e ri
Rihanna javën e kaluar u nda nga miliarderi arab, Hassan Jameel, pas një romance prej tri vjetësh.
Por tani duket se Rihanna ka gjetur dashurinë e re në krahët e reperit A$AP Rocky, sipas burimeve të “The Sun”-it,
Raportohet se dyshja kaloi natën duke u argëtuar. “Ata qëndruan në të njëjtin apartament gjatë këtij udhëtimi në New York”, tha një burim.
“Ata vërtet po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”, theksoi burimi.
“Është me të vërtetë e rastësishme lidhja midis tyre dhe ajo nuk po mendon nëse ka një të ardhme me Rockyn. Është thjesht një vajzë e re beqare që dëshiron të argëtohet’.
Kjo nuk është hera e parë që përhapen thashethemet për një lidhje dashurie midis Rihannas dhe Rockyt.
Ata u panë së bashku në New York City më 2013. Por reperi ishte i shpejtë për të shuar thashethemet për raportin e tyre.