British Airways pezullon të gjitha udhëtimet me Kinën

Kompania ajrore British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet direkte, për në dhe nga territori i Kinës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, kanë bërë të ditur nga kompania.

Njoftimi vjen pasi Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi kundër të gjitha udhëtimeve, përveç atyre të rëndësisë thelbësore në vend.

Virusi ka shkaktuar më shumë se 100 vdekje, duke u përhapur në të gjithë Kinën dhe të paktën në 16 vende të tjera.

Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti Wuhan, qendra e shpërthimit.