Emocionuese, ky ishte nderimi që iu bë Kobe Bryantit nga Milani para sfidës me Torinon

Milani triumfoi 4:2 ndaj Torinos në çerekfinale të Kupës së Italisë, transmeton zeri.info

Giacomo Bonaventura (12’), Hakan Calhanoglu (91’, 106’) dhe Zaltan Ibrahimovic (108’) shënuan për kuqezinjtë.

Ndërkohë, për Torinon dy golat i realizoi Brener (34’, 71’). 

Por, para fillimit të ndeshjes gjiganti italian u përkujdes që ta nderonte legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë tragjikisht të dielën pas një aksidenti me helikopter.

Së bashku me Bryantin pësuan edhe vajza e tij, Gianna edhe 7 udhëtarë të tjerë.

Milani vendosi në ekran fotografitë e ish-basketbollistit me fjalët: “Gjithmonë Kobe”.

Gjithashtu kuqezinjtë vendosën edhe një bluzë të Bryantit në një nga këndoret e fushë, së bashku me një buqetë me lule dhe një top.

Kujtojmë se Bryant kishte qenë një tifoz i madh i klubit italian./Zëri