Milan mposht Torinon pas vazhdimeve, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Gjiganti kuqezi triumfoi vetëm pas vazhdimeve ndaj Torinos, skuadër të cilën e mposhti me shifrat 4:2.

Giacomo Bonaventura kaloi Milani në epërsi në minutën e 12-të.

Por, shifrat në 1:1 i çoi Bremer në minutën e 34-t, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Brener shënoi edhe golin e dytë personal për ta përmbysur Milanin në minutën e 71-të.

Por, derisa takimi dukej se do të mbyllej me fitoren e mysafirëve, në skenë doli zëvendësuesi Hakan Calhanoglu që e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 91-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime më të mirë u treguan vendasit që arritën të shënonin dy gola.

Calhanoglu realizoi sërish për 3:2 në minutën e 106-të, kurse fitoren e vendasve e vulosi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 108-të.

Milani në gjysmëfinale të takohet me Juventusin./Zëri